Kriza në SHBA: Për momentin lumi u kalua, por “kali mbeti në anën tjetër”, thonë ekspertë të njohur botërorë

Postuar në 18 Tetor, 2013 07:57

Kongresi amerikan miratoi të mërkurën rihapjen e qeverisë dhe e rriti autoritetin e qeverisë për të marrë borxh mjaftueshëm sa për të funksionuar deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Por marrëveshja nuk bëri asgjë për të zgjidhur debatin e ashpër që solli krizën. Shumë besojnë se përplasja pa kompromis do të rikthehet brenda pak muajsh. Plani krijon një forum që duhet të hartojë një marrëveshje të përhershme buxhetore, por askush nuk beson se forumi do t’ia dalë. Ndërsa frika për një faliment të mundshëm teknik ishte e lartë javën e kaluar, interesat e borxhit amerikan u rritën shumë pak ndërsa bursat nuk panë shumë rënie.

“Ne po kemi krizë pas krize dhe e gjitha ka efekt gërryes në ekonomi”, thotë një analist. “Nëse je duke bërë biznes, si mund të bësh plane në një klimë të tillë?”

Ndërsa prodhimi i përgjithshëm i Amerikës është sot më i lartë se sa ishte para recesionit, niveli i investimeve private mbetet më i ulët nga sa ishte më 2007. Punëdhënësit vijojnë të punësojnë më pak se sa para recesionit.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.