Dritë në histori, nis projekti ballkanik për dixhitalizimin e arkivave osmanë

Siç dihet, një pjesë e mirë e historisë sonë është e paqyruar në arkivat osmanë, të cilët, për shkak të mungesës së fondeve dhe të osmanologëve, nuk po shfrytëzoheshin si duhet. Ndaj TIKA (Agjencia Turke për Zhvillim) mori përsipër përgjegjësinë për sjelljen e pajisjeve që nevojiten për të dixhitalizuar 5000 dorëshkrimet e periudhës osmane që arrijnë gjithsej 900 000 faqe në Bibliotekën Kombëtare të Maqedonisë “Shën Kliment Ohridski” në Shkup. Projekti është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ruajtjeje që shtrihet në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë. Ai financohet nga banka qendrore e Turqisë, Instituti “Jonuz Emre” në Ankara dhe Biblioteka ‘Sulejmanije’ në Stamboll. Një ekip ekspertësh nga Turqia punoi katër muaj me specialistët maqedonas për dixhitalizimin e veprave të shkruara osmane në fushën e drejtësisë, poezisë, literaturës dhe fesë që shkojnë nga shekulli 12 deri në atë të 20-të dhe që janë shkruar në persisht, arabisht dhe turqishte mesjetare.
Një vit më parë TIKA ka iniciuar në Shqipëri projektin për restaurimin e pesë xhamive të shpallura monument kulture, konkretisht xhamia e Prezës, Krujës, xhamia e Nazareshës në Elbasan, xhami e Plumbit në Berat dhe ajo e Iliaz Bej Mihahorit në Korçë.
Zh.
Comments
1- "që shtrihet në Shqipëri,

1- "që shtrihet në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë."

Pyetje: Si del nga keto arkivat osmane? Keto vende u administruen apo u pushtuen nga Turqia?

2-- "pesë xhamive të shpallura monument kulture, konkretisht xhamia e Prezës, Krujës, xhamia e Nazareshës në Elbasan, xhami e Plumbit në Berat dhe ajo e Iliaz Bej Mihahorit në Korçë."

Keto jane monumente te kultures turke dhe jo te kultures shqiptare. Prandej le ti restaurojne turqit keto xhamija.

Monumente te kultures shqiptare jane Kishat ortodokse dhe Kishat katolike, sepse keto kisha e kan zanafillin qyshe 2000 vjet ma pare kur Shen Pali e perhapi kristjanizmin ne Iliri jo me dhune, por me fjalen bindese, sepse kristjanizmi parimisht asht kundra dhunes.

Add new comment