Skema gjigante mashtrimi me faturat e TVSH-së, dhjetëra milionë euro rimbursim firmave fantazma nga Kina

Postuar në 18 Tetor, 2013 10:59

Dihet gjendja e financave publike, por nuk është folur asnjë herë si sot. Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se në administratën tatimore janë konsumuar krime, me pasojë dëm financiar për buxhetin.  "Ajo që është më shqetësuese për mua dhe që të jeni të bindur që jam duke e ndjekur, ka deri vepra penale në administrimin e fiskut në Shqipëri", ka thënë Cani.

Sipas Top Channel bëhet fjalë për një skemë gjigante mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në lojë janë përfshirë kompani fantazmë nga Kina, të cilat sipas përllogaritjeve të para kanë marrë nga buxheti përmes faturave fiktive te TVSH, dhjetëra milionë euro. Burimet bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e kësaj skeme është realizuar në korrik dhe gusht, pra në muajt e tranzicionit politik, kur të dhënat treguan një denatyrim të menjëhershëm dhe përtej normales në ritmin e mbledhjes së të ardhurave në buxhet. Ministria e Financave mësohet se po e ndjek çështjen përmes organeve ligjore. Vetë ministri Cani pritet të firmosë kallëzimin penal për personat dhe kompanitë që qëndrojnë pas skemës, emrat e të cilave nuk bëhen ende publike për shkak të hetimeve.  

Financat publike të Shqipërisë prej vitesh po përballen me një spirale krize, por denoncimet e fundit, tregojnë se pas rënies së të ardhurave qëndron dhe një tjetër arsye, ajo e vjedhjes përmes skemave të mashtrimit me kompani fantazmë, që pas këtyre transaksioneve të paligjshme, zhduken.

Zh.

Comments

Submitted by matteo (not verified) on

<p>Ka njeri te tregoje te gjitha bemat ne sherbim te atdheut te pushtetareve tane? Me gjeni nje qe t&#39;i dije te gjitha?</p>

Submitted by Vaska (not verified) on

<p>Tmerr</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.