Kurti: Pa e hequr Thaçin nga pushteti, nuk hiqet Daçiqi nga Kosova

Postuar në 19 Tetor, 2013 14:07

Të shtunën, me 19 tetor, në tubimin e madh në Prizren, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me vizitën e sotme të Daçiqit në Kosovë, tha se: “Para disa muajve, kryeministri i Serbisë Daçiq, ky fëmijë politik e nxënës i devotshëm i Millosheviqit, erdhi në Prizren dhe piu ujë në shatërvan. Sot në mëngjes, i njëjti ka hyrë sërish në Kosovë, gjithçka në marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, i cili nuk po merr vesh dhe po i jep ujë Serbisë në Kosovë. Pa e hequr Thaçin nga pushteti, nuk hiqet Daçiqi nga Kosova”.
Kurti, sipas komunikatës së VV-së,  mes të tjerave tha se me Lëvizjen Vetëvendosje!, nuk do të ketë më pavarësi pa sovranitet, as ekonomi pa prodhim, dhe as institucione pa ligj...

ne.su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.