Fund Marrëzisë, shifrat: procedohen penalisht 364 subjekte dhe 363 persona

Ministria e brendshme ka raportuar shifrat e operacionit Fund Marrëzisë të zhvilluar në pikat e lojërave të fatit e basteve. Sipas të dhënave janë bllokuar 348 subjekteteksa ndërsa janë kontrolluar 1,127 të tilla. Janë proceduar penalisht 364 subjekte dhe janë proceduar 363 persona. Gjithashtu, deri më tani rezulton se janë sekuestruar 2,181 makineri lojëra fati dhe e pajisje, 161 kompjutera dhe 503 monitorë në subjektet e pikave të basteve.
Vetëm në qarkun Tiranë janë të bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 167 subjekte, janë proceduar penalisht 80 subjekte dhe 78 persona, janë sekuestruar 815 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 39 kompjutera e 132 monitorë.
Ne.Su.
Add new comment