Presidenti Hollande: "Leonarda mund të kthehet, por pa familjen"

Postuar në 20 Tetor, 2013 02:37

Presidenti fancez François Hollande, është shprehur personalisht mbi fatin e vajzës rome nga Kosova, Leonarda Dibrani, e kapur nga policia për t'u ekstraduar në autobusin e shkollës. Hollande ëshët shprehur se vajza vetë mund të rikthehet në Francë për të vazhduar shkollën, por vetëm kaq. Adoleshentja deklaron se nuk kthehet në Francë pa familjen.

Këtë deklaratë kreu i shtetit francez e bëri prej pallatit presidencial Elysée në Paris, përballë interesimit të mediave të shumta televizive: "Leonarda, kjo nxënëse e dëbuar së bashku me familien e saj drejt Kosovës, mund të kthehet në Francë për të vazhduar shkollën, nëse ajo bën një kërkesë me shkrim për këtë. Por pritja në Francë i rezervohet vetem asaj", njofton DW.

Vetëm për këtë rast, Inspektoriati i Përgjithshem i Administratës ka bërë një raport hetimor prej 20 faqesh ku shqyrtohet mënyra e kryerjes së dëbimit të familjes rome me origjinë kosovare. Aty theksohet se dëbimi i familjes Dibrani është i justifikuar sipas ligjit francez të emigracionit. Por në raport kritikohet mënyra se si është ndaluar në datën 9 tetor nga uniformat blu të policisë, adoleshentja 15 vjeçare, Leonarda Dibrani. Ajo ndodhej në një aktivitet shkollor dhe pikërisht arrestimi në sy të shokëve të klasës, e të mësueses përbënte një element të kritikueshëm të procedurës, pasi cënohet ana psikologjike e nxënëses.

I gjithë opinioni mediatik në Francë komenton se kanë qenë rrethanat e dyshimta të procedurës, dhe karakteri human i François Hollande, që çuan në marrjen e një pozicioni të tillë të tolerueshem vetëm për 15 vjeçaren kosovare.

Por Leonarda insiston se ajo nuk e braktis familjen.

ne.su.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Kjo vajze me familjen e saj kishin hyre ilegalisht ne France,e megjithate u ngrit gjithe rinia shkollore ne kembe dhe e shkundi qeverine francenze ,ndersa tek ne u nxorren qytetaret e vjeter nga shtepite ,pa pasur asnje faj e pa shkelur as edhe nje ligj dhe opinioni mjaftoi me nje &quot;sa keq&quot;,&quot;sa gjynah&quot;ndersa benin sehir se si policia nxirrte zvarre ne rruge pleq te semure ne ditet e fundit te jetes,si te ishin kafshe.Dhe &nbsp;keshtu ,ne jemi gati per te hyre ne Evrope!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.