Vdes Jovanka Broz, gruaja e Titos

Postuar në 20 Tetor, 2013 06:26

Mediat serbe raportojnë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 89 vjeçare  ka vdekur Jovanka Broz, bashkëshortja e ish- kryetarit të RSFJ-së, Josip Broz Titos.
Ajo ësëht shuar në Qendrën e Urgjencës në Beograd. Pak javë më parë, po mediat serbe raportuan për gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhej, e braktisur nga shteti serb. Dukej sikur me qëllim po shmangej dhe po lihej në harresë e mjerim pasuesja biologjike e njeriut më të rëndësishëm të Jugosllavisë së pas-luftës, ndoshta dhe me prej mos-dëshirës për t'u etiketuar si nostalgjikë të komunizmit.
Dëshira e saj e fundit, siç shkruhet, ishte që të varroset në Shtëpinë e Luleve , afër varrit të Titos.

k.c.

Comments

Submitted by Minella (not verified) on

Nderron jete, shuhet, jep lamtumiren, le kete bote, - do kish qene me e udhes dhe me e hijshme.

Po se mos mbeti puna ketu, thuaj.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Ti me mire thuaj, shyqyr qe nuk thane &quot;ngordhi&quot;....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.