Shënim: Investime apo shpenzime rutinore?

Postuar në 20 Tetor, 2013 12:41

Në deklaratën për shtyp që bëri deputetja Jorida Tabaku, Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi qeverinë se "për herë të parë në Shqipëri ne kthehemi 10 vite pas, ku borxhi nuk përdoret më për investime, ashtu siç i takon të jetë, por do të përdoret ekskluzivisht për shpenzime operative”. Por Tabaku nuk tregoi sesi është përdorur borxhi publik në vitet e qeverisjes së PD-së.

Në fakt, gjatë periudhës 31 dhjetor 2005 – 30 qershor 2013, borxhi jo vetëm nuk është përdorur për shpenzime rutinore operative, por ka mbuluar vetëm treçerekun e shpenzimeve kapitale (për investime publike). Kështu, stoku i borxhit publik në këtë periudhë u rrit 404 miliard lekë (rreth 4 miliard dollarë), ndërsa shpenzimet për investime publike ishin 540 miliard lekë (rreth 5.4 miliard dollarë). Pra, me të ardhurat e veta të buxhetit janë mbuluar të gjitha shpenzimet rutinore operative, si dhe rreth 1.4 miliardë dollarë shpenzime për investime.

Rishikimi emergjent që i bëri qeveria buxhetit për tremujorin e fundit, mund të justifikohet me borxhet e pashlyera ndaj biznesit, që sipas saj kapin vlerën rreth 0.5 miliardë dollarë. Ndërsa projekt-buxheti i vitit 2014 duhet të vazhdojë traditën e mirë të marrjes borxh vetëm për investime, e jo për shpenzime rutinore operative. Madje duhet të vazhdojë edhe traditën e mbulimit të një pjese të investimeve me të ardhurat e vetë buxhetit...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Blerta (not verified) on

Shyqyr qe ne faqen tuaj bini njehere dakort me nje deklarate te PD. Mu duk analoze shume e mire. Borxhi duhet vetem per investime dhe jo shpenzime ruti e se nuk gje eron zhvillim. U cudita kur degjova qe shpenzimet operative te min Ekonomise rriten me 4.2 ml usd

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.