Kuintalë të tërë heroine e hashashi, 71 pranga nga italianët. Spikasin shqiptarët

Sa më pak të merren vesh shtetet, aq më shpejt e gjen “llafin” krimi. Në rastin konkret, më në fund ndodhi e kundërta: Një super-operacion antidrogë i shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë ka vënë në pranga 71 persona në këto vende, iniciuar nga prokuroria antimafia e Aquila-s. Hetimi ka zgjatur mbi tetë vjet dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e 2 kuintalëve heroinë dhe 5 kuintalë marijuanë; veç mund të imagjinohet sasia që ka tregtuar “konglomerati” i përbërë nga tre organizata; “Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i Korrierëve” të transportit të drogës, kryesisht e heroinës (afgane) që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që operonte në Pescara. Mediat italiane njoftojnë se zona e Pescaras ishte një ndër më të lakmuarat nga organizata e drejtuar nga Besnik Gostivari.
a.k
Add new comment