Shkurtimi drastik. Vendimi i qeverisë, nuk ka më tollona nafte

Paratë e naftës, nga 15 deri 35 mijë lekë të reja në muaj që përfitonin si bonus një seri e gjatë zyrtarësh nga kryetarët e Bashkive, prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, shefat e policisë në qarqe etj, nuk do të jepen më. Në një projektvendim të qeverisë, i cili pritet të miratohet nga Kuvendi, parashikohet anullimi i këtyre “shpenzimeve të transportit” dhe me ligjin e ri, një pjesë e madhe zyrtarësh nuk do të marrin asnjë lek. Gazeta Mapo njofton se me këtë lëvizje pritet të kursehet një vlerë prej 165 milionë lekësh. Vetëm deputetët pritet të jenë më të privilegjuarit e projektvendimit të ri, dhe ky privilegj është relative pasi aktualisht një deputet përfiton bonus 45 mijë lekë në muaj dhe shuma do të shkurtohet vetëm me 5 mijë lekë. Shkurtime drastike janë bërë edhe për disa funksionarë të lartë të ministrive, ku vlera e tollonave është bërë zero nga 35 mijë lekë që kishte qenë më parë. Kështu sekretarët e përgjithshëm në Kuvend, Presidencë dhe qeveri, si dhe shefat e kabineteve, nga 35 000 lekë që merrnin në muaj, tani nuk do të përfitojnë më asnjë lek. Listën e plotë të shkurtimeve, mund ta gjeni në linkun: http://mapo.al/2013/10/22/qeveria-heq-tollonat-e-naftes-per-kryebashkiaket-dhe-31-institucione/
a.k
Add new comment