Shënim: Shpenzimet, detyrim ligjor; të ardhurat, parashikim

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:35

Ligji për buxhetin e shtetit ose amendamenti i tij (si ai që u miratua dje në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet votës pro për aktin normativ të qeverisë) ka një element të detyrueshëm dhe një parashikues. Elementi i detyrueshëm është zëri i shpenzimeve, si në total ashtu edhe për çdo sektor. Pas votimit në Kuvend të buxhetit apo amendamentit të tij, çdo tejkalim i shpenzimeve në total apo për një sektor të veçantë përbën shkelje të ligjit.

Nga ana tjetër, zëri i të ardhurave, si në total ashtu edhe për çdo sektor, është thjesht parashikim. Mosrealizimi i parashikimit apo tejkalimi i tij nuk përbëjnë shkelje të ligjit – ato përbëjnë thjesht kosto ose benefite politike për qeverinë. Për rrjedhojë, deficitit buxhetor, si diferencë mes të ardhurave dhe shpenzimeve, nuk është një element i detyrueshëm. Ai do të kishte qenë një element i detyrueshëm, në qoftë se qeveria Berisha nuk do ta kishte hequr tavanin ligjor të borxhit publik në legjislaturën e mbyllur në qershor. Sepse në atë rast, madhësia e deficitit do të kufizohej nga sasia e borxhit të ri që mund të merrej për ta mbuluar atë, pa tejkaluar tavanin e borxhit…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

E ke gabim Zaloshnja sepse ne se nuk realizohen te ardhurat duhet te kufizohen shpenzimet duke ruajtur deficitin buxhetor ne perqindje ndaj GDP. Shkelja e ketij regulli eshte keqadministrim ne dem te ekonomise pra keqqeverisje. Kjo eshte arsyeje qe BE ka vene kufizime per deficitin, ndersa Gjermania e ka vene dhe me akte normative ukjen e tij. Te demtosh ekonomine e vendit do te thote te shperdorosh detyren e per kete te kap Ligji. Ne ligjin e Buxhetit parashihet dhe deficiti.

Submitted by respublica (not verified) on

"Ai do të kishte qenë një element i detyrueshëm, në qoftë se qeveria Berisha nuk do ta kishte hequr tavanin ligjor të borxhit publik në legjislaturën e mbyllur në qershor."

Submitted by Bard (not verified) on

Zaloshnja, defiçiti buxhetor nuk eshte detyrim ligjor, mbase, por qe eshte nje kriter baze per pranimin ne BE, kete nuk e fshehim dot(me sa di une, eshte diku te 3%). Pra, kur debatohet per shkelje te ligjit apo jo, duhet marre parasysh edhe fakti nese kjo hyrja ne borxh per te lare borxhe na pengon ne rrugen drejt BE(ne mos Rama ka vendosur me Erdoganin te heqe dore prej ketij orientimi, per te krijuar edhe njehere Perandorine Osmane). Se dyti, mesa e kam ndjekur, Berisha nuk e ndryshoi ligjin per tavanin e borxhit, thjesht e shkeli ate duke marre borxh pa pyetur as ligj as rregull. Por ketu, mund te me korrigjoni nese e kam gabim, si specialist i fushes.

Submitted by respublica (not verified) on

"Ai do të kishte qenë një element i detyrueshëm, në qoftë se qeveria Berisha nuk do ta kishte hequr tavanin ligjor të borxhit publik në legjislaturën e mbyllur në qershor."

Submitted by Albi (not verified) on

Qe eshte nje gje e mire.

Nuk ka gje jo thjesht me pak te vlefshme, por edhe te demshme, sesa tavane fikse borxhi qofte ne terma nominale qofte ne % GDPje. Ajo qe duhet eshte nje lloj rregulli fiskal qe limiton shpenzimet ne kohe te mira per te kursyer ne raste krizash, atehere kur shpenzimet qeveritare vertet duhet te rriten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.