Si e sheh ish-Kryeministrin Berisha, Gjergj Lezhja: Një kryetar që për 20 vjet ishte kryetari i gjithë shqiptarëve

Postuar në 26 Tetor, 2013 10:23

I akuzuar nën zë por dhe me zë nga “të tijtë” se ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në PD, Gjergj Lezhja në një intervistë te Mapo flet për ri-punësimin e tij si këshilltar i z. Nishani pas ndërrimit të qeverive, duke e konsideruar si një vendim vetëm të Presidentit, në sajë të njohjes së vjetër të cilësive në punë.

Interesant është optika e z. Lezhja për ish-Kryeministrin (ballafaquar dhe me pas-ardhësin)

[PD] nga një kryetar që e lindi dhe e drejtoi në shumë beteja të fituara por dhe të humbura, nga një kryetar që nuk diskutoi për asnjë çast ekzistencën e tij në krye të saj, nga një kryetar që për shumë vite të dy dekadave ishte kryetar i gjithë shqiptarëve, po përpiqet të shkojë tek udhëheqja e një kryetari që nuk ka asnjë lidhje me historinë e paraardhësit të tij. Kjo sigurisht kërkon një adaptim të vështirë si nga kryetari i ri, shpatullat e të cilit nuk janë mësuar të mbajnë pesha të përmasave të tilla të rënda, ashtu dhe nga forca politike që mishëron në traditën e saj Prijësin udhëheqës dhe jo thjesht një kryetar në respektim të votës së anëtarëve...

Për të përfunduar se:

“Ajo që shmang katastrofën brenda kësaj force politike është pikërisht qenia aktive e z.Berisha. Ai dha dorëheqjen në një moment kur kondicioni fizik dhe mendor i tij ishte dhe është në nivelin më të lartë. Pikërisht ky fakt jep shanse për shmangien e të gjitha fenomeneve që mund ta çonin këtë forcë politike në një sëmundje të gjatë në opozitë. Mendoj se z.Basha ka të gjithë komoditetin që të udhëheqë mbi një platformë solide.”

k.c.

E plotë:

http://mapo.al/2013/10/26/ringritja-e-pd-lezhja-te-hiqet-dore-nga-ata-qe-jane-bere-politikane-zor/

Comments

Submitted by Aron (not verified) on

Llogjika e thjesht e nje njeriu, qe shkoqur thote se Berisha i duhet, jo se e do. Jane njerez qe politiken e shohin jo si sherbim ndaj vendit, por deshire per sundim. Shkurt, mesjetar.

Submitted by RP (not verified) on

ky ngjan shume finok qe ne pamje.Nje tipi te tille une nuk do t'ia pranoja as duhanin falas.

Submitted by utopia (not verified) on

ahahahaha, sipas ketij "Berisha dha dorëheqjen në një moment kur kondicioni fizik dhe mendor i tij ishte dhe është në nivelin më të lartë". Po pse, kondicioni i Ramiz Alise, nuk ishte "ne nivelin e tij me te larte" ne '92-shin, kur dha edhe  doreheqjen ?? (dhe kur PD fitoi plebishitarçe, fiks siç fitoi PS-ja kete vit)

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Njerezit e mendonin Salen si kryetarin e te gjithe shqiptareve......Por ne fakt Sala ishte kreyatar qe ju sherbente 1%  te shqiptareve , sipas reformes se tij ekonomike, ,.....Porse ne fakt Sala ishte perfaqsues qe mbronte dhe ndihmonte vetem .....ata qe ishin ne rethin e eafert te tij ne PD

Te gjithe demokratet e tjere qe jepnin jeten,  per Salen, po ashtu dhe une , ishin njerez naive qe e mendonin Salen nje lider patriot dhe te dhembsur per te gjithe ....Kur ne fakt Sala , ishte  vetem per nje reth te ngushte te cilet mernin cdo lloj perfitimi material  nga ato qe shperndante pushteti i Sales.......

Nuk ka asnje dyshim se reforma ekonomike e Sales ishte nje reforme totalisht Kriminale, se ajo shakteroi jo vetem industrine dhe bujzine , ushtrine e sistmein shendetsor dhe arsimor, .....por ajo reforme kriminale duke perodur ekstremet e teroive te djathta e shkateroi ne thelb familjen shqiptare....e hodhi ate ne krize__Ndersa njeriun shqiptar e hodhi ne krahet e krimit ...duke i shakteruar cdo lloj morali ................Ajo reforme e Sales e ktheu shoqerine shqiptare ne nje "Dog eat dog society "  duke shkateruar jetet tona ...........

Natytrisht kete analize nuk ka kush ta beje , se kjo PS qe eshte sot ka qene gjithmone e kapur per gryke nga sherbimi sekret grek, dhe ishte nje shtojce qesharake e interesave greke ne Shqiperi, plus pastaj faktin se kjo PS , duke vendosur ne krye te saj njerez deficente e pionere me eksperience pune ...zero me xhufke....Nuk ka aftesine e potences intelektuale te beje analiza te tilla ...Ndaj edhe Sala  cazhdon pa hyre asnje gjemb ne kembe

Por ne fakt duhet diskretituar ne themel reforma e tij e cila nen emrin e priavtizimit dhe modernizmit europian na tkheu ne .....Mesjeten ...Otoamne natyrisht

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.