I kishte “dalë pronari”, përmbarimi tek selia e PSD-së së Gjinushit

Është përfolur prej kohësh togfjalëshi “i ka dalë pronari”, lidhur me selinë e Partisë Social Demokrate, në fillim të rrugës Fortuzi në kryeqytet. Prej disa ditësh, selia ishte e kyçur dhe godina ruhej nga një polic privat, ndërsa balkanweb njofton se sot përmbarimi ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Disa mjedise të ndërtesës dykatëshe që daton para viteve 40-të të shekullit të kaluar, ka qenë për njëfarë kohe edhe seli të Forumit për Demokraci, në vitin ’97. Kryetari Skëndër Gjinushi kishte mbërritur sot në seli, por nuk është lejuar të futet në ambjentet e brendshme të selisë. Përmbaruesi privat B.Nela pohoi se afati ligjor prej 10 ditësh ka mbaruar, ndaj “kemi të drejtën të kalojmë në ekzekutim të menjëhershëm, i kemi dhënë kohën e nevojshme që të marrë objektet që ka brenda selisë, qoftë arkivin apo dokumentet e tyre”.
a.k
Add new comment