Gjithë Europa (pse jo dhe bota) e përgjuar nga NSA. A do ishte skandal po të përgjoheshim edhe ne? Pak si zor…

Francezët janë përgjuar masivisht, spanjollët po ashtu. Gjermanët nga ana tjetër, jo vetëm që kanë qenë subjekt përgjimesh masive telefonike e kibernetike nga shërbimet amerikane të inteligjencës, por gazeta Bild njoftoi këtë javë se kancelarja gjermane Angela Merkel është përgjuar që prej vitit 2002 nga NSA, Agjencia Kombëtare e Sigurisë. Po sipas Bild, shefi i kësaj agjensie ombrellë, Keith Alexander kishte informuar presidentin Obama për përgjimet vetëm gjatë vitit 2010. Por ja që Obama kishte lejuar që ky përgjim telefonatash të vazhdonte. Por ky lajm është mohuar menjëherë nga vetë NSA sipas së cilës Alexander nuk kishte diskutuar asgjë në lidhje me përgjimet e Merkelit me presidentin e SHBA, Barack Obama. Nga ana tjetër, teksa Gjermania do të dërgojë zyrtarët e saj të inteligjencës në Uashington për t’u sqaruar, Gjermania dhe SHBA e firmosën marrëveshjen dypalëshe tregtare që supozohej të ngecte për shkak të skandalit. Pra, business is business. Mirëpo shtetet europiane po dalin një e nga një si këpurdhat pas shiut, në listën e viktimave të përgjimeve amerikane. E fundit është Greqia, që sipas dokumenteve “Snouden” të publikuara në Der Spiegel është përgjuar sistematikisht përmes aparaturave të sofistikuara të instaluara në ambasadën e Athinës. Madje këtu ishte qendra e përgjimeve europiane. Tani, a do përbënte skandal lajmi se edhe shqiptarët, për efekt domino janë përgjuar nga NSA-ja? Aspak.
a.k
Comments
Po kujt i duhet te na

Po kujt i duhet te na pergjoje neve mor aman. Ata filluan pergjimin, nje dite, dy dite, tre dite.........dhe thane varja ketyre, se s'ke cfare t'iu pergjosh.....ah, se harrova vetem Ilir Meten vazhduan ta pergjojne, por pastaj pergjimet i quajten fallco, dhe keshtu u mbyll dhe kjo pune.

Megjithate, SKANDAL!!!!!, SKANDAL!!!!!!, NSA-ja ka pergjuar edhe shqiptaret, kombin me krenar (kot) ne bote.

Muci, nuk ka shume rendesi

Muci, nuk ka shume rendesi per ne qytetaret e thjeshte a na pergjon NSA. Se edhe sikur Obama vete te flase te kunderten kush e beson me! Dhe sa per lloqe, ky ishte Obama i miri qe do te bente te harronim Bush kaubojsin?

Por nderkohe me rendesi ka spiunimi qe kryen Shik-u ne Shqiperi nepermjet shoqerive te telekomunikacioneve. Ne vjeshten e kaluar u votua nje ligj per pergjimet elektronike. PS tha qe ishte kundra atehere. Ku jemi sot?

Ligji thjesht u kerkon ISP-ve mundesimin e pergjimit te cdo trafiku te internetit si dhe zerit tradicional. Eshte pak a shume e njejta gje qe NSA kishte realizuar ne San Francisco tek dhoma e AT&T (dhe per te cilen u be nami) si dhe njekohesisht ne disa prej nyjeve kryesore te shkembimit te informacionit ne bote.

e kam me te lexuar ne shtyp

e kam me te lexuar ne shtyp qe programi i pergjimit ka qysh ne vitet'60,quhej sistemi echelon dhe perbehej nga 4 partnere,shba,kanada,mbreteri e bashkuar dhe zelanda e re.Me e rendesishmja mbase kalon ne plan te dyte,nuk thuhet qe ky sistem eshte jashtezakonisht i kushtueshem,por ja qe dobite qe sjell paskan vlere me te madhe se kostoja.Dhe se fundi,nese perligjen pergjimet me ngjarjen e shtatorit 2001 hajde de,por qe nga vitet'60 eshte ca larg.Meqe flasim per keta te tanet(dhe jo per ne popullin,se edhe ne pergjohemi sistematikisht,saqe e kemi te pamundur ndryshe)keta njehere i pergjojne dhe nje here vete keta ua çojne informacionet,rrezik e kane kuptuar dhe amerikanet qe kot harxhojne para ti pergjojne,se keta ua sjellin petullat e ngrohta pa leke me deshiren e tyre.

Add new comment