Historia e aferës NSA dhe Kancelarja Merkel

Postuar në 01 Nëntor, 2013 09:16

Kancelarja Merkel ka qenë e kujdesshme në lidhje me mbikëqyrjen, por pastaj, “kur u bë, sipas një fjale popullore, baltë fare”,  dhe qe përgjuar edhe celulari i saj, u zemërua shumë, shkruan DW.

Më pas DW jep një histori të gjatë të NSA, që nis nga 20 maji, 2013 kur specialisti i IT, 29-vjeçari Edward Snowden, lë pas jetën e tij të dikurshme dhe shkon nga Havaj për në Hong Kong dhe më pas në Moskë, duke nxjerrë në shesh gjithçka. Më tej DW thotë se Kancelarja Merkel, kur mori vesh se përgjohej, bëri një bisedë telefonike në të cilën Presidenti Obama e siguroi kancelaren se ai nuk dinte asgjë për këtë përgjim. Sidoqoftë, Merkel nuk u bind nga kjo deklaratë e Obamës dhe besimi mes Berlinit dhe Uashingtonit është ende dukshëm i tronditur.

Evropa po diskuton tani se mund t'i mbrojë më mirë qytetarët e saj ndaj spiunazheve të huaja. Parlamenti gjerman do të ngrejë një komision hetimor për këtë çështje dhe si dëshmitar mund të ftohet gjithashtu Edward Snowden.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.