Ish bashkëshortja e Wiz Khalifës, sqaron marrëdhënien me ish bashkëshortin e Mariah Carey
Amber Rose dhe Nick Cannon prej kohësh janë perfolur se mund të kenë nisur një lidhje bashkë, madje në këto përfundime ka ndikuar dhe fakti që janë ndarë nga ish bashkëshortët në të njëjtën periudhë. Megjithatë modelja insiston se midis tyre ekziston vetëm miqësia.
Në statusin e fundit që ka postuar në twitter, Amber Rose sqaron:”Unë e di që bota dëshiron çmendurisht që unë dhe Nick të jemi bashkë, por kjo nuk është marrëdhënia që ne kemi krijuar. Sa here që unë publikoj nje foto timen dhe të këtij mashkulli të gjithë nisin nga kërkimet, jemi miq dhe partnerë në biznes asgjë më shumë. ” Përsa i përketë martesave të tyre të dështuara, ajo e Amber Rose ka marr fund pasi bashkëshorti prej një viti Wiz Khalifa e tradhëtoi, ndërsa arsyjet e asaj të Nick Cannon dhe Mariah Carey ende nuk janë bërë të ditura.

Add new comment