Al-Jazeera dhe e veja e Arafatit kishin të drejtë

Ekspertë zviceranë të mjekësisë ligjore kanë marrë mostra nga kufoma e ish-udhëheqësit palestinez Jaser Arafat që tregojnë praninë e niveleve të larta të izotopeve të materialit radioaktiv polonoium 210.
Zbulimet nga specialistët e Universitetit të Lozanës u bënë të ditura dje në një raport me 108 faqe dhe u publikuan nga faqja elektronike e rrjetit mediatik Al-Jazeera. Hetimet u hapën me kërkesë të së vejës së Arafatit, Suha dhe rrjetit mediatik.
Ekspertë nga Franca dhe Rusia morën mostra në vitin 2012. Moska thotë se analizat nga ana e saj kanë rezultuar negative për polonium, ndërsa rezultatet e analizës franceze ende nuk janë bërë të ditura.
Dokumenti zviceran është prova më domethënëse që ngre pyetje për shkakun e vdekjes së Arafatit. Por autorët e raportit shprehen në interpretimin e analizës se rezultatet mbështesin në mënyrë të moderuar supozimin se poloniumi mund të ketë shkaktuar vdekjen e Arafatit. VOA
http://www.zeriamerikes.com/content/zvicer-arafat/1785329.html
Comments
Ore mashtrues Respublikane,
<p>Ore mashtrues Respublikane, jepni lajmet sic jane per tu dhene, pa tifozerira e pa interpretime te njeanshme. Keni bere qe nje titull nje interpretim sikur te jetoni ne Arabi e jo ne Evrope.</p><p>Expertet Zviceriane kane dhene nje raport teper tedencioz sepse aty thone se Arafati eshte vrare dhe vrasesi eshte shteti Izraelit (!) Se si kane dale ne kete perfundim duke mos permendur asnje dukuri e deshmi qe ta shpjegoje kjo eshte ceshtja dhe arsyeja se pse Evropianet e konsiderojne kete perfundim si JO-serioze!</p><p>Qendroni neutrale dhe jo komunisce si ai Mashtruesi qe ble votat e Korces. Lerini Mediat alla alla nga Arabia por koncentrohuni te Mediat Evropiane se jeni bere qesharake e me keq se islamiket e Rripit te Gazes!</p>
O Kevinjon, merre me qetesi
<p>O Kevinjon, merre me qetesi or taj se do te grisen breket nga inati qe te vjen prej kuptimit te plot t gjanave. Asht lajm i Zanit t Amerikes or taj jo i Respublikanave.. avash, avash or taj, merre me qetsi të past lokja ty</p>
Add new comment