Olldashi në Kuvend: Historiku i zgjedhjeve shqiptare nga ’91-i e këtej, vetëm vjedhje; më 23 qershor e kemi fajin vetë, bëmë sikur nuk pamë!

Postuar në 08 Nëntor, 2013 00:53

Deputeti demokrat, Sokol Olldashi në një fjalim të mbajtur në Kuvend ka fajësuar të dyja palët për gjendjen ku është katandisur e drejta e votës. Duke folur për reagimin e opozitës për çështjen e Korçës, ai  ka bërë një historik se si të dyja palët kanë blerë e tjetërsuar vota e mandate deputetësh. Në vitin 1991- 1992 nuk është paguar asnjë lek, sepse njerëzit e bënin gjithçka me moral e dëshirë, si tanët, si tuajët, u ka thënë ai deputeëve socialist, më vonë nisën të paguhen komisionerët, të paguhen makinat, më pas filluan të paguhen shtresat e marxhinalizuara. Më pas e çuam më tutje, tani i biem direkt, paguajmë zgjedhësit. Kjo nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët. E çuam deri më tutje në shkëmbimin e deputetëve, e nisi Nano në vitin 2001, e vazhduam ne në vitin 2007 kur do zgjidhnim presidentin dhe bëjmë sikur nuk e shohim këtë gjë. Nuk ka pasur gjë më të turpshme, shkonim nëpër zonë më 23 qershor dhe thonin dikush ofroi 20, 30, sa jep ti. Sigurisht që ne kemi faj që kemi bërë sikur nuk e kemi parë këtë fenomen kur e bënin partitë në koalicion me ne. Nuk mundet që në këtë sallë të bashkëjetojnë të patrazuar edhe deputetët, edhe blerësit,” tha Olldashi.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.