Chris Martin përplas me makinë një fotograf, rrezikon burgun (FOTO NGA NGJARJA)

Postuar në 26 Janar, 2015 10:22

Nuk njihet si një person me natyre të dhunshme, apo nervoz por këtë here mbase edhe padashje, Chris Martin ka përplasur me makinën e tij të tipit ‘Jeep’, një nga katër fotografët që rendi drejt tij. Në fakt lideri i grupit ‘Coldplay’, gjatë asaj kohe po dilte nga restoranti ku po darkonte me ish bashkëshorten Gwyneth Paltrow, dhe dy fëmijet e tyre, djalin Moises dhe vajzën Apple.

 

Menjëherë janë bërë telefonata, dhe ambulancat kanë mbërritur në vendin e kërkuar. Fatmirësisht nuk po flasim për një rast tragjik, sepse ai nuk rrezikon jetën megjithatë Chris Martin duhet të ketë shumë fat që fotografi të mos e padisë, dhe më pas të përfundojë pas hekurave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.