Basha fton qytetarët në protestë, por, i mbledh më parë para selisë së PD-së

Postuar në 10 Nëntor, 2013 11:28

Si gjithmonë, në fillim merr një vendim deputeti Berisha, pastaj e mbështet kreu i opozitës Basha.

Ky i fundit duket se kërkon ta fusë një protestë për votën e lirë nën siglën e PD, sepse u ka lënë takim qytetarëve në 14:00 para selisë (së re) të partisë. Në një deklaratë për mediat Basha u bëri thirrje qytetarëve ti vënë fre paligjshmërisë dhe arbitraritetit të dyshes Rama-Meta.

 “PD dhe opozita refuzojnë me neveri këtë projekt antidemokratik dhe antieuropian. Është koha ti bëjmë ne paralajmërimin dyshes Rama-Meta, të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit. Të ngrihemi të shpëtojmë votën e lirë, të ndalojmë blerjen e votës para se kjo të rrënojë demokracinë” tha Basha.

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Merruni me armet kimier mer gazetaruca, lerini keto budalliqe se ka kohe plot me e shajt opoziten. Ka halle te tjera me te rendesishme ketu.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>me gazetare idiote qe jeni, me te obsesionuar se jeni nuk behet. O KC dil dhe merr ajer o njeri te te ajroset truri e te clirohesh nga fiklsimi. Keshtu mbase do kesh kohe te shohesh problemet e verteta.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.