Fule: Shqiptarëve u duhet dhënë një ide e qartë e rrugës drejt BE-së

Duke bërë bilancin e qëndrimit të tij dyditor në Shqipëri, Štefan Füle, komisioner i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë vlerësoi dy tregues pozitivë për zhvillimet e Shqipërisë, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe kalimin paqësor të pushtetit. Ai personalisht ishte me opinionin se vendet anëtare do të duhet të marrin në muajin e ardhshëm një vendim politik, që Füle e përshkroi shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
“Reagimi i Komisionit Europian për përpjekjet e Shqipërisë është një angazhim më i madh nga ana jonë. Shqiptarëve u duhet dhënë një ide e qartë e rrugës drejt BE-së dhe duhet të shohim hapa konkrete”.
Gjatë qëndrimit dyditor në Shqipëri komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, ka prekur dhe çështjen e perceptimit të zgjerimit nga ana e BE-së. Sipas tij, “zgjerimi pranohet gjerësisht si politika jonë më e suksesshme”. a.n.
Add new comment