Histori të ndryshme që shpjegojnë përse martesat përfundojnë përpara përvjetorit të parë

Ka shumë martesa që përfundojnë përpara përvjetorit të parë, dhe shpesh na ndodh të cuditemi me këtë, por pas tyre fshihen histori nga më të ndryshmet. Këto janë disa persona që morën përsipër të tregojnë disa arsyje në bazë të eksperiencave personale, apo edhe të personave të tjerë.
KRIZA E KRISHTLINDJEVE
Jemi takuar dhe u dashuruam kur unë qëndroja në Georgie. U fejuam, dhe ajo u shpërngul më pas në Louisiana në shtëpinë time. Pas gjashtë muajsh ajo filloi që të sillej në mënyrë të cuditshme , e pieta por asnjëherë nuk mora një përgjigje të arsyeshme.I thash që më e mira do të ishte të anullonim dasmën, por ajo insistoi që më donte dhe dëshironte të qëndronte me mua. U martuam ditën e falenderimeve, dhe për Krishtlindje ajo pranoi që më kishte tradhëtuar gjatë fejesës. E pash veten në një depresion të thellë, u përpoqëm për një vit të rregullojmë mosmarrëveshjet. Pasi kalova fazën e depresionit ajo më tradhëtoi prap dhe e lash.
NJË HISTORI SHUMË E THJESHTË
Të dy u dashuruam me njerëz te tjerë. 90 ditët më të këqia të jetës sime.
KOKAINA NA NDAHU
Ish bashkëshorti im dhe unë kemi qenë miq shumë të mire për 7 vite. Sipas të gjithëve ne kishim lindur për njëri-tjetrin. U dashuruam cmendurisht dhe më në fund nisëm të dilnim bashkë, më pas bashkëjetuam dhe pas një viti e pak unë i thash ‘PO’. Një muaj pas martesës ai doli për të pirë me disa miq. Ai provoi kokainën… dhe kaq ishte. Në një farë mënyre ai u bë i varur prej saj. Boshatisi llogaritë tona bankare, vodhi cdo qindarkë, shkatërroi shtëpinë, më kërcënoi në mënyrë të dhunshme, dhe më në fund unë u zhduka. Mund të tingëllojë si një histori dashurie pa asnjë vlerë apo jo? Por në të vertetë ai vinte nga një familje me shumë klas, ishte pafundësisht i sjellshëm dhe besnik ndaj nesh pra ishte një person i edukuar më së miri. Martesa jonë fatkeqsisht zgjati për 8muaj përpara se unë të divorcohesha nga ai, kjo gjë ende më thyen zemrën.
TUNDIME TË FSHEHURA
Një mike nga universiteti im u divorcua 3muaj pas martese për shkak të tundimeve të fshehta të bashkëshortit të saj. Ai nuk i përmendi asaj që ishtë i fiksuar pas kokainës dhe i pëlqente seksi me meshkuj. Në javë ai merrte reth 3-4 ‘shokë’.
KËSHILLUESIT E ÇIFTEVE
Nëna ime u divorcua 6 muaj pas martesës së saj të parë. Ata kishin probleme për këtë arsye shkuan në një këshillues ciftesh. Ai tha se nëna ime duhej të paraqitej shpesh por ajo ishte e bindur se nuk kishte asnjë problem dhe gabimet ishin të bashkëshortit kështu që u divorcuan.
I DASHURI NË DASMË
Ish kunata ime ftoi në dasmën me vëllain tim të dashurin e saj. Gjatë asaj kohe ne nuk e kuptuam se kush ishte ai, më pas vëllai im veproi…
MARTESË E DETYRUAR
Prindërit e mi më kërcënonin mua dhe ish-in tim sepse ne po jetonim bashkë por nuk ishim të martuar. U martova 18vjec falë prindërve të mi dhe 19 u divorcova sepse ai ushtronte dhunë ndaj meje, nese nuk do të isha martuar thjeshtë do t’i kisha dhënë fund lidhjes.

Add new comment