Minatorët mes Shillës dhe Karibdës. Puna me rrezik jete, apo vetësakrifikimi për mungesën e punës?

Postuar në 18 Nëntor, 2013 10:22

 Sa herë ndodhin aksidente me viktima nëpër miniera (shtatë viktimat e javës së kaluar janë rasti më i freskët), paralel me kushtet e vështira të jetesës që detyrojnë viktimat të ndërmarrin këto lloj punësh, theksohet edhe faji i shtetit që nuk mbyll galeritë e rrezikshme, që nuk merr masa ndaj firmave private që nuk marrin asnjë masë teknike sigurie etj. Por ndërkohë që në zonën minerare D, shteti (pra ministria e linjës) ka pezulluar punën pikërisht për verifikimin e liçensave dhe mënyrën sesi janë respektuar ato, pesë minatorë të Bulqizës kanë tentuar të vetëdigjen. Ky akt i dëshpëruar, në shenjë proteste për bllokimin e punës në galeritë e bllokuara nga autoritetet shtetërore. Kreu i sindikatave të minatorëve të Bulqizës, Agron Basha deklaroi se akti fatal u ndalua në kohë, por shkak për ndërmarrjen e akteve të tilla ekstreme është gjendja e vështirë ekonomike. Ama, sipas Bashës, “për ne nuk është e rëndësishme kush është fajtor, por me rëndësi është që të punojmë. U kam nisur të gjitha institucioneve shkresat e duhura për ecurinë dhe aktin e bllokimit të punës pa kriter. Minatorët kanë kushte të vështira ekonomike, kanë marrë kredi, overdrafte dhe duke mos punuar kanë vendosur të marrin aktin e vetëflijimit”. Pra, pika ku sindikalisti “kapet”, është pikërisht fraza “bllokimi pa kriter”. Mirëpo kontrolli i Repartit Inspektim, Shpëtim-Minierave dhe Agjencisë Kombëtare e Burimeve Natyrore ka verifikuar se pikërisht mangësi të kushteve të sigurisë teknike. Që minatorët të mos sakrifikohen kësisoj, duhet të hiqet bllokimi?

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.