Edhe një herë si njëherë: Na vjedhin në karburant, por emrat e kompanive janë sekret

Numrin e sotëm, gazeta Shqip trajton rezultatet e kontrollit të drejtorisë së Metrologjisë, e cila konstaton sërish dhjetëra subjekte të tregtimit të naftës me shkelje, por pa dhënë asnjë emër se ku konsumatorët vidhen pa reshtur. Në një njoftim të së hënës, ky institucion ka bërë publike konkluzionet e inspektimit në 10 ditë në 225 subjekte. Vërehen një sërë shkeljesh, sidomos në pistoletat furnizuese, ku pretendohet se kryhet dhe vjedhja ndaj konsumatorit. Por ky institucion, sërish del pa emra subjektesh, të cilët duket se janë të maskuar shumë mirë pas ligjit aktual që njeh konfidencialitetin e të dhënave të tyre. Pak muaj më parë pati një debat të gjerë publik, ku ish-kryeministri Berisha në fund të mandatit të tij “u kujtua” që një akt normativ për bërjen publik të subjekteve abuzues mund ta zgjidhte këtë handikap. Por handikapi vazhdon dhe ata që trajtohen si “handikapatë” janë konsumatorët.
Për më shumë, lexoni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/19/karburantet-konsumatori-vijon-te-vidhet-sistematikisht/
a.k
Add new comment