Blushi apel qeverisë për paditjen e ish-ministrave. Edhe PE kërkon arrestime të nivelit të lartë

Postuar në 27 Nëntor, 2013 03:21

Deputeti socialist, Ben Blushi ka folur dje në Parlament duke dalë në podium me disa pyetje për qeverinë e re. Gazetat nuk duket se bien dakord për numrin e pyetjeve, por në thelb lajmi që është marrë në këtë rast është se Blushi përveç kritikave ka shtruar për diskutim edhe një çështje të ndjeshme. Sipas gazetës “Panorama” deputeti socialist ka ngritur nevojën që qeveria të reagojë për korrupsionin e qeverisë që shkoi, madje duke pyetur se “kur do të fillojmë ne të padisim ata që dyshohen se kanë abuzuar me të drejtën publike”. Nënteksti shkon te ish-zyrtarë të lartë të qeverisë “Berisha”, e akuzuar nga socialistët për skandale nga më të mëdhatë.  Tezës për ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta, i kushton vëmendje edhe gazeta “Mapo”, e cila në faqen 2 trajton rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, që përveç arritjeve presin më shumë. “Ende asnjë bos në burg” shkruan që në titull të shkrimit “Mapo”. Me afrimin e muajit dhjetor problemet klasike të tranzicionit shqiptar, me në krye korrupsionin kanë ridalë si tema të debatit të ditës, por me ndryshimin se kësaj radhe notat pozitive theksohen më shumë. Dhe si notë pozitive, Europa ka renditur edhe “Jo-në” për armët kimike siriane.

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ka të drejtë Blushi duhet të dënohen të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi pasurinë e shtetit duhet të dënohen pa asnjë lehtësim

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk i kuptoj keto ekzaltimet pa arsye. Vertet kujton se do te ndeshkohen ata qe kane vene dore mbi pasurine e shtetit? A me thua kush nga qeveritaret apo pushtetaret nuk ka vene dore? Perse kujton se hyne ne politike gjithe ata biznesmene? Po kerkon drejtesi nga nje sistem ne kalbje e siper dhe vetem kjo te ben te jesh pesimist mbi rezultatet.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Si gjtihmone, ne Shqiperi gjerat nuk shkojne ashtu sic duhet. Ish ministrat nuk mund te procedohen dhe pastaj denohen se keshtu i do by.tha kelyshit te Kico Blushit. Kujdes! Nuk po them se nuk ka per t'u denuar, as se ka per t'u denuar. Problemi gjithnje mbetet tejkalimi i kompetencave dhe trajtimi i problemeve edhe ne parlament, si neper kafenete e Tiranes, apo neper pacavuret e shtypura.

E para, procedimet e krimeve iniciohen nga prokuroria, ose mbi bazen e fakteve te servirura nga hetimi policor, ose nga denoncimi direkt i nje subjekti. Ne kete kuptim, Blushi nuk ka pse ben llollollo' ne Parlament. Le te marri leter e pene, te qendisi nje denoncim konkret dhe le t'ia dorezoje prokurorise.

E bere keshtu, ceshtja nuk ka asnje seriozitet dhe nuk kalon pertej politikeberjes amatoreske shqiptare, sipas parimit po e the nje gje tre here rresht, sidomos ne parlament, ajo gjeja duhet te jete patjeter e vertete.

Submitted by bbb (not verified) on

Ndofta e ka llafin per shokun Ilir Meta i cili u kap me 700,000 euro abuzim me postine ministrit...Jo per gje por per prokuroret Pukes u be nami se kerkonin nga 5 milion, kurse Ilir kerkonte 700 milion...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.