Bob Dylan paditet për nxitje të urrejtjes nga një komunitet kroatësh

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 13:23

Belatë me ballkanasit kanë prekur edhe këngëtarin e mirënjohur amerikan. Bob Dylan. Ka mjaftuar një frazë krahasuese e tij lidhur me kroatët dhe serbët dhe padia nga Këshilli i Komunitetit dhe Institucioneve Kroate në Francë ka bërë një padi ndaj tij. Gjithçka ka ndodhur në promovimin e albumit të tij “Tempest”, kur Dylan, i intervistuar nga revista “Rolling Stone”, u shpreh ndër të tjera se SHBA aktualisht ngjan shumë me kohën e Luftës Civile, “e obsesionuar me ngjyrën e lëkurës”. “Nëse ju keni një paraardhës që ka qenë pronar skllevërish apo pjesëtar Klani, zezakët mund ta ndjejnë këtë. Kjo gjë vjen deri më sot. Njësoj siç hebrenjtë mund të ndjejnë gjakun nazist dhe serbët mund të ndjejnë gjakun kroat”, është shprehur Dylan. Kaq ka mjaftuar që padia të ngrihet dhe të pranohet nga gjykata e Parisit. Gjithsesi kroatët kanë bërë të ditur se nuk kërkojnë dëmshpërblim material. (linku:http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2013&mm=11&dd=29&nav_id=88507)

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.