Hebrenjtë paguan me dollarë largimin nga Shqipëria komuniste. Dy senatorë amerikanë takuan posaçërisht Ramiz Alinë

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 12:03

Shqiptarët gëzojnë famën se kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe disa prej tyre qëndruan në vendin tonë edhe pas Çlirimit. Por si u larguan ata nga Shqipëria dhe si u rregullua ky proces, ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike, për t’u trajtuar vetëm në dy monografi të botuara në këto 20 vjet. Një të dhënë e jep shkrimtari hebreo-shqiptar, Jakov Solomon, për të cilin sot ka publikuar një artikull edhe “Zëri i Amerikës”që merr shkas nga një shkrim te gazeta “Nacional”. Pasi trajton marrëdhëniet e tij me Shqipërinë dhe librin e tij “Treni i vonuar”, artikulli përcjell këtë deklarim të Solomon-it: “Në fund të vitit ’90 filluan kontaktet me agjencitë hebraike dhe u mor vesh menjëherë se ne duhet të largoheshim nga Shqipëria. Kjo u realizua me një operacion sekret, kur dy nga senatorët amerikanë erdhën në Shqipëri dhe takuan presidentin Ramiz Alia, zëvendësi dhe nxënësi i denjë i Enver Hoxhës. Ai u dha atyre një dosje me të dhëna për hebrenjtë e Shqipërisë, të cilën e paguan rëndë natyrisht, paguan shumë dollarë, dhe u bë një marrëveshje sekrete midis tyre që hebrenjtë përmes një operacioni të vinin në Izrael për një periudhë gjashtë mujore, jo të gjithë në një grup”. Më shumë në: http://www.zeriamerikes.com/content/jakov-solomon-mimoza-erebara-treni-vonuar/1800844.html

s.z  

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>shko ore pirdhu..... legen qe hedh balte mbi nje popull qe qe rast &nbsp;i vetem mbrojti hebrenjte &nbsp;nga holokausti.... Dhe sa i perket viteve &#39;90, nuk se eshte e vertete qe R. Alia mori dollare per takse, jo, jo, por mori dollare per sherbimet qe u kryen... te ishte kaq burre i mire ky legeni, te na thoshte se sa &nbsp;hebrenj u deportuan dhe sa para u paguan, por keshtu ne tym..... kjo tregon mosmirenjohje te thelle... dhe nje turp edhe per ju te Respublikes qe botoni te tilla paçavure ne faqet tuaja...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.