BlazeR zbulon kërkesën e fundit që i ka bërë Zotit

1.Ndër shumë të tjerë, kë cilëson momentin më të bukur të jetës tënde?
Pushimet e verës së kaluar, ishin ndryshe nga gjithë të tjerat.
2.Vështirësia e fundit me të cilën je përballur..?
Në jetën e përditshme përballemi me vështirësi të ndryshme, duke mos i quajtur të tilla i kaloj shpejt.
3.Po kërkesa e fundit që i ke bërë Zotit?
Çdo ditë kur i hap syt në mëngjes , Zotit i them : ‘Runa edhe sot’
Veç ty të detyrohem se ti më drejton në këtë botë
4.Çfarë ka lënë gjurmë tek ty?
Githçka e bukur që jetoj çdo ditë.
5.Tre cilësitë që dallojne në karakterin tënd janë…
Besnik, i vendosur, bujar!
6.Cilën moto ndjek?
Çdo sekondë që kalon, nuk kthehet më…
Për mua koha është e shenjtë.

Add new comment