Banka Qëndrore ul normën bazë të interesit në 3%. Dhe “zyrtarizon” ngërçin ekonomik të vendit

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 08:59

Uljet e normës bazë të interesit për lekun nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk kanë të sosur. Uljet me 0.25 pikë përqindje (secila ulje syresh është cilësuar si historike) kanë ndjekur njëra-tjetrën deri tek ulja e fundit e deklaruar sot, çka e çon normën në nivelin 3 për qind. Vetëm pak kohë më parë, në fillim të 2011-ës norma bazë ka qenë 5.5%. Vendimi fundit u bë i ditur nga Guvernatori Ardian Fullani gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore. Fullani tha se reduktimi, i dyti me radhë, i normës bazë të interesit, reflekton parashikimin e rritjes ekonomike nën potencial.

Po çfarë nënkupton kjo ulje? Ajo pritet të reflektohet në uljen e interesave të kredive që japin bankat e nivelit të dytë si dhe në interesat e depozitave në lekë. Por përfituesja kryesore e pritshme do të jetë qeveria, sepse bonot e thesarit të shtetit do të blihen me çmime më të ulta.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.