Statusi, kryediplomatët e BE-së vendosin sot për Shqipërinë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:07

Sot është dita kur Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen për të marrë vendim lidhur me propozimin e Parlamentit të BE-së për statusin e Shqipërisë. Pas mbledhjes së ministrave të jashtëm do të ketë një edhe konferencë për shtyp dhe Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ndërsa Holanda skeptike ka deklaruar se do kërkojë t’i bashkohen edhe vendeve të tjera për ta shtyrë statusin e kandidatit në qershorin e ardhshëm, një tjetër “koalicion” 8 vendesh anëtare i kanë kërkuar Lituanisë si vend që mban Presidencën e radhës së BE si dhe Komisioneres së lartë për politikë të jashtme, Katherine Ashton, që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat. Kryediplomatët e 8 shteteve, Italisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë , Irlandës dhe Sllovenisë shprehen të bindur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian. Gjithsesi, do jetë surprizë e madhe nëse Holanda tërhiqet.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.