Historia e gruas që hyri në borxhe prej të fejuarit ‘interesaxhi’ dhe që në përfundim ai e lë duke qeshur.
Kjo është historia e një gruaje e cila është në një moshë të konsiderueshme, e megjithatë i dha një mundësi të dytë vetes për tu dashuruar sërish por jo gjithnjë na ndodh të kemi të bëjmë me personin e duhur. Ky është dhe rasti i Tracey, e cila besoi në ‘sinqeritetin’ e një mashkulli nga Tunizia, që e përdori vetëm për para, dhe në fund si ja shpërbleu…???
HISTORIA E ÇIFIT
Tracey Jackson u njoh me Atef Khadhraoui një djalë 20 vite më të ri në moshë nëpërmjet një site-online. Madje ka qenë vetë 48-vjecarja ajo që i dërgoi mesazh atij. Pasi biseduan për një kohë të gjatë, bisedat pasuan në Skype, ku cdo mbrëmje shihnin njëri-tjetrin në kamer dhe ‘dashurosheshin’më shumë. Por diferenca e moshës (krahas të tjerave) e frikësonte Traceyn, dhe e mundonte takimin e parë. Ishte e vështirë për të, të mblidhte para për të shkuar deri në Tunizi kështu që nisi të kursente 70 paund për cdo çek.
Dhe momenti i ‘frikshëm’ erdhi…. Tracey dhe Atef u takuan. 48-vjecarja britanike thote:’Një pjesë e imja pyeste veten se përse një djalë aq i ri ishte i interesuar për mua, por ai thjeshtë më tha se nuk mund të zgjedhim me kë dashurohemi.Herën e parë që e takova ai më trajtoi si një princeshë. Ishte kaq i bëshëm dhe muskuloz, e dija që cmendesha pas tij. I thash se nuk mund ti jepja fëmijë kështu që duhet të gjente një vajzë të moshës së tij dhe të krijonte familje. Megjithatë Atef më kërkoi të mos i flisja për këtë.
Një javë pasi jemi takuar cdo ditë përfunduam në dhomën e gjumit dhe në ato momente mendova se me kishte rënë llotaria.’ Pasi u kthye ne vendbanimin e saj Tracey shpjegon se e mori me të vërtetë shumë malli, aq sa nisi të grumbullonte lekët për të shkuar sërish në Tunizi. Por pavarësisht kësaj ajo kishte shpenzuar mjaftueshëm aq sa nuk kishte para për dhuratat e Krishtlindjeve. Për herën e dytë që ajo shkoi në Tunizi thote:‘Ditën e parë thjeshtë e takova, ndërsa ditën e dytë ai më kishte organizuar një festë shumë të madhe surprizë dhe me propozoi për fejesë. Gjatë asaj mbrëmje e pash të kërcente me një vajzë e më linden dyshimet por ai më qetësoi duke më thënë se ajo ishte thjesht një mike mendjelehtë.’
Pasi qëndruan 4 vite të fejuar dhe pas disa rastesh kur Atef nuk e trajtonte më si princeshë vjen momenti i padëshiruar. Tracey-t i vjen një mesazh në Facebook nga një vajzë që i kërkon të lëre Atef të qetë sepse ata tashmë ishin martuar. Kishte qenë pikërisht vajza me të cilën ai po kërcente ne fejesë, madje kishte postuar në Facebook certifikatën e martesës së tyre. Kur Tracey i telefonoi duke i kërkuar arsyen përse e poshtëroi dhe e përdori për interesat e tij,Atef thjeshtë qeshi dhe i kërkoi të mos i telefononte më. Tashme Tracey e cila është zhytur në borxhe prej tij ka gjetur dashurinë e jetës së saj po nga Tunizia dhe thotë se ai nuk do ta përdorte kurrë.

Comments
qorr dhe budalla mund të

qorr dhe budalla mund të quhet ky relacion!!
kjo motra është treguar aq budallaqe sa dhe një pulë e shushatur kishte për ta parëme tallje!!

20 vjet ndryshim dhe gati një kuintal dhjam dhe kjo trape kujton se ai tipi e dashuron!!

më vjen keq për këtë grua dhe dënoj atë hajdut,mashtrues,njëlloj si e quaj këtë laraskë tu trashë e qorre të vetkënaqur!!

megjithatë nuk është as e para e as e fundit!!¨plot kanë për të rënën brënda,si femra e si meshkuj!!

është rreth vicioz që ka funksionuar gjithnjë!!asnjëherë nerzimi nuk k a mësuar!kemi përparuar në teknollogji,kurse në të tjerat jemi gjithnjë në të njëjtin pozicion që kemi qënë 2,3,o 10 mij vjet më parë!!

te shkuara moj vajze........

te shkuara moj vajze........

Add new comment