Historia e Krimesë, vendimi i Krushovit për ta bërë pjesë të Ukrainës

Postuar në 02 Mars, 2014 05:50

Gadishulli i Krimesë është vënë në qendër të vëmendjes të shteteve më të fuqishme të botës. Ajo tashmë është mes lindjes dhe perëndimit për shkak të situatës së trazuar në të cilën ndodhet, por edhe pozicionit gjeografik. Ky shtet përbëhet nga një popullsi shumëkombëshe dhe ka qënë gjithnjë një udhëkryq i kulturës dhe historisë, por edhe një vatër konfliktesh.

Republika Autonome e Krimesë, gadishulli piktoresk i Detit të Zi, prej shekujsh ka qënë e pushtuar dhe e kolonizuar nga perandoritë historike dhe fiset nomade. Grekët, bizantinët, etj, kanë lënë gjurmë të thella të pranisë së tyre në historinë arkeologjike të Krimesë. Perandoria Ruse pushtoi territorin e Krimesë në fund të shekullit të 18 pas luftrave të përgjakshme me Perandorinë Osmane. Sot shumica e popullsisë në Krime janë rusë entike, pothuasje 1,200,000 ose rreth 58.3 përqind e popullsisë, sipas regjistrimit më të fundit të kryer në 2001. Rreth 24 për qind e popullsisë janë ukrainas (500,000) dhe 12 për qind janë tartarë të Krimesë. Ndërsa në qytetin më të madh të Krimesë në Sevastopol mbi 70 për qind e popullsisë janë rusë.

Çfarë po ndodh tani në Krime?

Pasi Presidenti i Ukrainës u rrëzua dhe u formua një qeveri e përkohëshme në Kiev, pjesa më e madhe e popullsisë ruse që ndodhet aty, filloi të protestonte jashtë parlamentit rajonal duke u bërë thirrje deputetëve të mos e mbështesin këtë qeveri. Ata kërkojnë me ngulm rajonin autonom që të kthehet sipas kushtetutës së 1992, në të cilën Krimea kishte presidentin e saj dhe ushtrinë e saj të pavarur. Parlamenti autonom i rajonit të Krimesë ka dhënë mbështetje për autoritetet e reja  qëndrore në Kiev. Në 2012 anëtarët Mejlis, popullsia tartare e Krimesë, kandiduan në zgjedhjet parlamentare si pjesë e bllokut të Julia Timoshenkos dhe përkrahësit mbetën aktivë të qeverisë revolucionare në Kiev. Dy tubimet të përbërë nga mijëra protestues u përballën me njëri tjetrin para godinës së paralamentit në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol, në të cilat 2 persona mbetën të vdekur dhe 30 të tjerë u plagosën deri në momentin kur kreu i forcës politike Mejlis Refat Chubarov bëri thirrje që të gjithë të ktheheshin në shtëpi në mënyrë paqësore. Kjo forcë përfaqëson vetëm 20 për qind të pakicës, ata pretendojnë të jenë zëri i gjithë popullsisë tartare. Në fakt shumica e popullsisë tartare janë bashkuar me forcat pro ruse. Por edhe në Krime po ndiqet shembulli i Kievit, grupe vigjilente janë duke u formuar me rreth 3500 njerëz të cilat patrullojnë rrugët e Krimesë bashkë me policinë për të parandaluar çdo provokim. Trazirat e Kievit kanë sjellë shumë probleme edhe për qytetarët e Krimesë.

Si u shkëput Krimea nga Rusia dhe çfarë u vendos pas vdekjes së Krushovit?

Në vitin 1954 me një vendim shumë të diskutuar të Nikita Krushovit, i cili ishte edhe vete ukrainas, transferoi gadishullin e Krimesë në Republikën e Ukrainës, duke e shkëputur atë nga territori rus. Në 1990 ky territor ishte një cështje shumë e diskutueshme me Rusisë dhe Ukrainës. Pas disa negociatave për territoret e Krimesë asaj iu dha një status i veçantë brenda territorit ukrainas dhe disa nga objektet detare iu dhanë me qira Rusisë për flotën e Detit të Zi dhe daljen e saj detare në këtë territor. Megjithatë pjesa më e madhe e qytetarëve rusë dhe politikanëve rusë e konsiderojnë atë si një pjesë të Rusisë. Kjo do të sjellë trazira të mëdha tashmë në këtë gadishull, pasi Rusia nuk do ti lëshojë lehtë territoret e Krimesë.  S.S

 

http://rt.com/news/crimea-facts-protests-politics-945/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.