Kredia e FMN, a ka arsye për entuziasëm?

Postuar në 02 Mars, 2014 08:08

Miratimi i kredisë 330 milion euro për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngjallur optimizëm të dukshëm në qeverinë shqiptare. Një ditë më parë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik e cilësoi vendimmarrjen e FMN-së si nisjen e “pranverës ekonomike” të Shqipërisë dhe si shenjë besueshmërie ndaj reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Pas tij, edhe Ministri i Financave në një dalje publike ka shpjeguar se ky fond do të shkojë kryesisht për shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive private, pra për shlyerjen e borxhit të brendshëm. Dhe përveç këtij fondi, ai njoftoi se do të ketë sërish një fond tjetër nga Banka Botërore, pa llogaritur këtu edhe grantet e Komisionit Europian.

Po përtej entuziasmit mbi fondet e konsiderueshme që do të injektohen në ekonominë shqiptare, duhet theksuar fakti se në këtë rast kemi të bëjmë me një borxh të ri që ka marrë shteti shqiptar. Ky borxh i ri, edhe pse i marrë me interesa të favorshme, i shtohet borxhit egzistues, që raportet ndërkombëtare dhe ekspertët vendas e të huaj e kanë cilësuar si problematik për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë.

Nëse i referohemi strukturës së borxhit egzistues, pjesa më e madhe e tij është borxh i brendshëm. Ndaj, paratë që vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore këtë vit, do të rrisin më tej përqindjen e borxhit publik, e madje do të ndikojnë edhe në ndryshimin e balancave të  raportit borxh i brendshëm/borxh i jashtëm. Gjatë vitit 2014, qeveria e ka parashikuar në buxhet vijimin e rritjes së borxhit deri në masën 74 % për të vijuar më pas gradualisht më uljen e tij në vitin pasues.Por a përbën arsye për t’u entuziasmuar fakti se po merret borxh për të shlyer borxh? Nëse lexojmë dhe besojmë argumentimet e qeverisë, PO. Nëse i referohemi qëndrimeve publike, borxhi është me kushte të favorshme, pra me interes 2 përqind e mund të cilësohet si “kredi e butë”, ndryshe nga kreditë që mund të merreshin nga burime të tjera.

Nga ana tjetër, qeveria pret që duke shlyer detyrimet ndaj kompanive, këto të fundit do të shlyejnë kreditë në banka. Si rrjedhojë, kreditë me probleme do të ulen dhe depozitat e bankave do të rriten. Pas kësaj, bankat do të jenë më të predispozuara të japin më shumë kredi, çka do të thotë se edhe tregu do të ketë më shumë para në qarkullim, pra më shumë likujditet. Ky zinxhir efektesh cilësohet si rindezje e motorit të rritjes ekonomike në vend.

Paralelisht me injektimin e këtij fondi në ekonomi, Banka Qëndrore dhe qeveria kanë ndërmarrë një serë politikash monetare dhe fiskale ndërsa janë në zhvillim e sipër disa reforma të rëndësishme strukturore.Të gjithë komponentët e mësipërm, pritet t’i japin Shqipërisë një rritje ekonomike të kënaqshme dhe progresive duke nisur nga ky vit.

Por a do të prodhojnë këto masa efektin e pritshëm të rritjes ekonomike, e cila duhet të përballojë, jo vetëm këstet e interesat e kredive të reja, por edhe këstet e interesat e borxhit egzistues; paralelisht me rritjen e mirëqënies për qytetarët dhe arkën e shtetit? Përgjigjia i mbetet kohës…

k.k

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Me sh keqardhje pergjigja eshte jo per keto dy aresye:

Skema e mesiperme nuk zgjidh problemi e rritjen se ekonomise. Larja e borxhit nuk rrit automatikisht ekonomine. Shansi i vetem qe ka ekonomia jone te rritet pas renies dramatike te remitancave jane investimet e huaja. Ato ka shume pak gjasa te vine ne nje vend qe ka taksat me te larta ne rajon (mes vendeve joanetare te BE) dhe me nje pasiguri juridike te theksuar (rritja e takses me 50%)

Rritja e borxhit do te ule kreditimin e Shqiperise nga agjensite e njohura gje qe do te perkthehet ne kredi me interesa me te larta per sektorin privat, pra pervec taksave tashme edhe nje element shtese qe pengon zhvillimin ekonomik.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.