Shqipëria 5 vjet në NATO, Rama: Zhvillimet në Ukrainë tregojnë pse siguria është kyçe

Postuar në 31 Mars, 2014 03:11

Pesëvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është pritur me një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrte pjesë dhe kryeministri Rama. Për të theksuar rëndësinë e Aleancës dhe prioritetin që kanë çështjet e sigurisë në kohët e sotme, Rama përmendi pikërisht çështjen e Ukrainës dhe Krimesë: “Zhvillimet e fundit në Ukrainë shërbyen për të sjellë para syve tanë rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerave dhe parimeve të NATO-s i dhe çështjen e e sigurisë që është një çështje cdo ditë në rendin e ditës  sado e sigurtë duket bota nga këndi ku ne e shohim. Turbullirat e rrezikshme në një vend si Ukraina dhe shkëputja e Krimesë  ilusturojnë në mënyrën më brutale domethënien e madhe të përpjekjes për siguri dhe nga ana tjetër të mungesë së sigurisë në botë. Ukraina është prova më e freskët dhe më e dhimbshme e ditëve tona që tregon se siguria nuk duhet të zbresë nga kreu i i prioriteteve të botës së kësaj aleance të madhe, siç është edhe Shqipëria e vogël”.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.