Zgjedhjet presidenciale ukrainase, përcaktohen garuesit kryesorë. Favorit është biznesmeni Poroshenko

Postuar në 31 Mars, 2014 11:54

Janë përcaktuar lojtarët kryesorë të zgjedhjeve presidenciale ukrainase të 25 majit. Nga krahu anti-rus, Julia Timoshenko dhe Petro Poroshenko janë dy kandidatët kryesorë, ku Poroshenko është një prej nxitësve të parë të protestave të sheshit Maidan. Ai mori dhe mbështetjen e ish-kampionit të boksit Vitali Klitshko, që ka tërhequr kandidaturën e tij në momentin e fundit. Sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial janë dy qëllimet kryesore të Poroshenkos, mbi të cilat ka ndërtuar dhe programin e tij. Pasi refuzoi krijimin e një fronti të vetëm të propozuar nga Klishko, heroina e revolucionit portokalli Julia Timoshenko kërkon fitoren e dytë, kësaj here për presidencën, por ajo ka shanse të pakësuara megjithë burgun që vuajti nga qeverisja e kaluar. Kjo sepse Timoshenko perceptohet jo pak fajtore për gjendjen e krijuar pas ndryshimeve të 2004-ës, me akuzat e shumta për korrupsion. Edhe partia e Janukoviçit merr pjesë në këto zgjedhje duke ia besuar garën ish guvernatorit të Karkivit, Mikailo Dobkin. Në qendër të programit të kandidatit të partisë së ish presidentit ukrainas, është federalizimi i vendit dhe marrëdhënie më të mira me Rusinë. Sipas sondazheve të para, afaristi Poroshenko (foto), njeriu i çokollatës, pasuria e të cilit sipas Forbes konsiderohet të arrojë deri në 1.3 miliardë dollarë është më i preferuari.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.