Bosi shqiptar i floririt, Zvicra vendos sekuestro për 155 milionë euro vlerë

Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestro prej 155 milionë eurosh ndaj një shqiptaro-zviceriani, Petrit Kamatës, të të ashtuquajturit "Bos i bosëve të floririt". Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 66-vjeçarit Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit, drejtuar nga qytetari zviceran me origjinë nga Shqipëria. Shqiptaro-zviceriani Petrit Kamata është mbiquajtur si "bosi i bosëve të floririt dhe argjendit", pas përfshirjes në një çështje në korrik të 2011-ës, ku u sekuestruan 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar. Nga hetimet u zbulua që në Komo, nëpërmjet korrierëve, paratë dhe shufrat e materialeve të çmuara dërgoheshin kontrabandë në Zvicër, fshehur në fundet e dyfishtë të makinave.
a.k
Add new comment