Ermonela Jaho pas Madame Butterfly-it në TOB: Kam dashur të vij më herët, por ….

Postuar në 03 Prill, 2014 03:43

Ermonela Jaho kish shtatë vjet që i mungonte skenës së TOB-it e publikut shqiptar, por mbrëmë, sipas Mapos, spektatorët që kishin shkuar për të ndjekur Madame Butterfly-n e saj, pasi kishin zënë të gjitha vendet, ishin ulur edhe nëpër shkallët e ftohta. Vetë Ermonela ka folur për gazetarët pas kësaj shfaqjeje, dhe ka pickuar drejtesit e vjetër të TOB-it. “[Erdha], pasi tani shoh disiplinë, korrektesë e respekt reciprok; kam folur [me drejtuesit e rinj] si artisti me artistin e jo si artisti me biznesmenin; [kjo është ajo që mua më motivon], e jo ideja se ‘unë jam më i madh se ti, dhe prandaj unë di më shumë’”, është shprehur ajo fillimisht, duke lënë të nënkuptohet se ka patur një marrëdhënie të vështirë me Zhani Cikon. Dhe më tej, ka vijuar: “Nuk më ka munguar dëshira; ka munguar korrektësia [e atyre që kanë drejtuar TOB-in]”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jo mbreme por te marten ne provar gjuenerale spektatoret kishin mbushur sallen dhe shkallet meqenese hyrja ishte falas.&nbsp;<span style="font-family: sans-serif;">&nbsp;</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.