Ish-komandanti i forcave ushtarake të Kukësit, Kudusi Lame në debatin për luftën e Kosovës: “Ka patur vetëm një forcë, UÇK”

Postuar në 03 Prill, 2014 04:35

Pak javë më parë në Kosovë u miratua ligji për veteranët e luftës. Lidhja Demokratike e Kosovës kundërshtoi draftin e qeverisë, duke kërkuar që në të të përfshiheshin edhe kontributet e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës(FARK), që ishte e atashuar pranë LDK. Kërkesa u hodh poshtë me argumentimin se nuk ka patur një FARK. Në këtë debat është përfshirë sot edhe ish-komandandti i forcave ushtarake të Kukësit, gjeneral Kudusi Lame. “Unë kam njohur një Ushtri Çlirimtare të Kosovës, të gjithë kanë pasur të njëjtën emblemë dhe flamur. Nuk mund dhe nuk duhet të ketë dy emërtesa. E di se Bujar Bukoshi në pranverë të vitit 1997, pas betejës famëmadhe të Jasharëve e zgjedhjeve të organizuara në Kosovë pas saj, ka deklaruar nga ekzili krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Por pas reagimeve kundërshtuese dhe diskutimeve të kohës, di se ai deklaroi që në Kosovë ka vetëm një UÇK dhe të gjithë do të jenë e duhet të jenë luftëtarë të saj. Kjo, sipas vlerësimit tim, e shpërbëri FARK-un. Unë kam pasur komunikim me të gjithë dhe gjatë gjithë kësaj kohe, që nga Ahmet Krasniqi, për të cilin shqiptarisht ruaj respektin më të lartë, Halil Bica, Fuad Ramiqi, Ahmet Alishani etj. Askush nuk më është prezantuar mua si drejtues, ekspert apo specialist i strukturave të FARK-ut, nuk di ç’mund të kenë pasur në mendje ata, por unë i kam parë me uniformë, me shenja dhe emblemë të UÇK-së. Gjithnjë kemi diskutuar për UÇK-në dhe fuqizimin e saj”, ka thënë Lame për gazetën “Epoka e Re”. Ky debat që ka lindur në Kosovë, i ngjan disi atij për periudhën e luftës në Shqipëri, i cili ende nuk shtë mbyllur.

s.z 

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Eeee s&#39;i ka pare Kudusiu se ishte ne Kosove ne kohe te luftes , por ne te Tiranes jemi deshmitare se i kemi pare FARK-aret ketu ne Tirane ne 14 shtator kur dogjen Kryeministrine dhe morren tanket e gardes se Shqiperise ! Prandaj Kudusiu mos te genjeje qe nuk ka pasur FARK-are !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.