A e ndihmon historia miqësinë mes ballkanasve? Një diskutim i eurodeputetëve bullgarë që kujton kufijtë e dikurshëm nuk pritet mirë

Në kohën që Maqedonia i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale një debat i zhvilluar në Parlamentin Europain ka (ri)hapur çështjen e identitetit të maqedonasve, që sipas eurodeputetëve bullgarë, Andrej Kovaçev, Stanimir Ilçev, Evgeni Kirilov, Miroslav Rizinski bashkë me Nikolaj Toshev, kryetar i Lidhjes së organizatave maqedonase në Bullgari Llazar Mlladenov kryetar i Klubit kulturor bullgar në Shkup. Ata kanë prezantuar një material historik që pasqyron gjendejn demografike në rajon në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. “Maqedonasit janë bullgarë, Bullgaria përherë është shtrirë prej Ohrit deri në Detin e Zi dhe këtë e kanë regjistruar britanikët, dhe gazetarë të ndryshëm. Me këtë event duam të shtrijmë dorën, të ndërtojmë ura të miqësisë. Kjo është një dhuratë e koleksionit bullgar dhe evropian, ku janë treguar dhimbjet e bullgarëve nga Maqedonia”, ka thënë Kovaçev, i cili pavarësisht kësaj qasjeje historike, ka folur më tej “për të drejta të shkelura të minoritetit bullgar në Maqedoni”. Siç raportohet këto lloja argumentesh nuk janë pritur dhe aq mirë pasi “njëri prej mysafirëve u tha eurodeputetëve se këto lloj evenimente nuk sjellin ndërtimin e urave të miqësisë dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Shkupit dhe Sofjes dhe se përkundrazi krijohet një humnerë më e madhe mes shteteve”.
Më shumë në: http://www.zhurnal.mk/content/?id=14431273524
s.z
Add new comment