Rama konfirmon zyrtarisht në "Opinion": Presim një fëmijë por ende nuk e dijmë a do të jetë djalë apo vajzë

Postuar në 03 Prill, 2014 14:19

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht se pret një fëmijë nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Duke e cilësuar si një lajm të gëzueshëm, Rama tha se ende nuk e di gjininë e fëmijës. “Nuk e dijmë a do të jetë vajzë apo djalë” u shpreh Rama që në nisje të emisionit “Opinion”.

I pyetur nëse dëshironte që fëmija të ishte djalë apo vajzë, Rama nuk pranoi të shfaqë dëshirën e tij në këtë pikë, duke u shprehur vetëm se familja e tij është e lumtur që po pret ardhjen e një fëmije në jetë. Lajmi i gëzueshëm, sipas Ramës, është pritur mirë edhe nga dy fëmijët Rea dhe Gregor. “Si djalë, si vajzë, do të jetë shumë bukur të kemi një shumicë dhe një pakicë” u shpreh Rama.

k.k

Comments

Submitted by Arber (not verified) on

<p>Lajm nuk eshte ai qe serviret nga KK por lajm e superlajm eshte fakti qe Rama do te rikthjeje Marreveshjen E (faljes) Detit me Greqine ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e Shqiperise dhe ligjet e ketij vendi. Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ne pergjigje te kerkeses se vete partise socialiste qe ka ne krye kryeministrin aktual e ka hedhur ne kosh te plehrave ate marreveshje qe eshte neshkruar nga qeveria paraardhese dhe eshte kjo marreveshje nja nga faktoret e ndeshkimit te 23 qershorit me &quot;nje millione vota&quot;</p><p>Drejtuesve te Respublica&#39;s ju ka ikur degjimi dhe shikimi&nbsp;me sa duket kur kjo eshte thene nga goja e Edi Rames dhe merren me pjesen me te te parendesishme dhe te pavlere te te gjithe intervistes apo kjo behet qellimisht te ti hidhet hi syve opinionit publik.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ruajna zot nga ata qe s&#39;dine cfare po thone. &nbsp;Marreveshja e detit me Greqine eshte dicka qe duhet bere patjeter, sepse dy shtete ne shek e 21 nuk mund te rrine pa kufi te percaktuar, por jo ajo marreveshja qe firmosi Lulzim Basha qe ishte ne humbje te Shqiperise. &nbsp;As me procedura Anti-kushtetuese sic beri maxhoranca e djeshme. &nbsp;Degjimi dhe shikimi do na humbte nese Rama nuk arrin ta mbyll kete marreveshje deri ne fund te mandatit dhe ne te bertisnim &quot;Bravo Rama, i tregove vendit grekut&quot;.&nbsp;</p><p>Nacionalist qorr, apo Salist i kamufluar ?!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.