Ambasada amerikane: Lazarati, zonë jashtë kontrollit të ligjit

Postuar në 05 Prill, 2014 03:11

Ambasada amerikane në Tiranë vë në dijeni qytetarët amerikanë se punonjësve të qeverisë amerikane në Shqipëri u është ndaluar që të udhëtojnë drejt Lazaratit dhe informohen për rrezikun e udhëtimit në këtë vend. Në njoftim thuhet se, Lazarati njihe si një nga vendet që ka prodhimin më të madh të marijuanës në Evropë. Më pas, zyrtarët vihen në dijeni për operacionet e dështuara të policisë për hyrë në fshat.

“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoj të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat”, thuhet në njoftim.

http://tirana.usembassy.gov/sm-04032014.html

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.