Gruevski bën thirrje për votë kundër shqiptarëve, reagon BDI: Thirrje e gabuar

Postuar në 06 Prill, 2014 12:27

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u shpreh nga Shkupi se VMRO-së i duhen 62 deputetë në Kuvend, me qëllim që të mund të realizojë reformat.  Ai ka kërkuar në Shkup votën masive të maqedonasve, me qëllim që të shmangë presionet që i bëhen nga ana e shqiptarëve. Duke përmendur BDI-në, Gruevski u shpreh se vota e qytetarëve është e rëndësishme për vetë ata dhe për të ardhmen e Maqedonisë.

“Vota juaj do të vendosë për të vazhduar projektet, veprat, reformat, për të cilat jemi të bindur se do t`i ndihmojnë shumë qytetarëve. Të jeni pas nesh për t`u ballafaquar nga shantazhet e BDI-së, si dhe sfidat e tjera të rëndësishme për shtetin dhe identitetin tonë. Vota juaj është e rëndësishme për ne, e rëndësishme për fitoren tonë bindëse, për pritjet tona prej 62 deputetëve, për të mos lejuar dikush tjetër të na shantazhojë. Projekti i BDI-së për dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë nuk reflekton me realitetin në Maqedoni, nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, ndaj kërkojmë 62 vende në Parlament”, tha Gruevski, raporton Express. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj kësaj deklarate. 

“Mobilizimi i votuesve maqedonas me thirrjet për mandat kundër shqiptarëve është gabim i madh politik që mund të sjellë në vend ndonjë prej skenarëve fqinje” ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

“Vlerësojmë se është gabim që motivi kryesor për t’i mobilizuar dhe për të fituar mbështetjen e qytetarëve, dhe me këtë edhe mandatin, të jetë i orientuar kundër një bashkësie etnike në vend. Kjo nuk është rruga që na çon përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë efektesh kanë prodhuar këto politika në fqinjësinë tonë më të afërt. Për këtë arsye BDI nuk kërkon mandat kundër askujt, por kërkon mbështetje për politikat që më shumë se 1 dekadë dëshmohen si politika autentike shqiptare. Na vjen keq nëse mbështetja masovike që qytetarët i japin kësaj lëvizje dhe këtij misioni dikujt i pengon dhe dikush kërcënohet nga ato”, deklaroi Osmani.

 Gruevski e ka ripërsëritur për të disatën herë këtë thirrje, pavarësisht se në raportin e para 3 ditëve të OSBE/ODIHR, ishte tërhequr vërejtja për një fjalor të tillë që nxit ndarje etnike.

k.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><span style="font-family: sans-serif;">Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski nuk e ka krejtesisht gabim. Gabimin e ka etnia shqiptare e vertete qe lejon tu perzihet etnia turke shqipfolse, vllaznit e turkut islamik Rexhep Taip Erdogan. Po te istancoheshin shqiptart e vertete nga turqit o pasardhesit e tyne atehere situata e shqiptarve te mirefillte do te ishte ma e fort ne Maqedoni dhe ne Ballkan/Europe.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.