Spërkatja e fundit dizinfektuese e bregdetit, në vitin 1989. Ministri Beqaj: Këtë vit do marrim masa

Postuar në 07 Prill, 2014 04:06

Spërkatja e fundit e bregdetit për dezinfektim para sezonit veror, është kryer në vitin 1989, pra 25 vjet më parë. Në 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, ministri Ilir Beqaj e ka vënë theksin tek rreziku i përhapjes së sëmundjeve, prej të cilave rrezikohet gjysma e popullsisë. Ministri bëri me dije se gjatë këtij viti do të merren masa për dezinfektim para dhe gjatë sezonit turistik të vitit 2014. “Spërkatja e fundit në bregdet është bërë në vitin 1989. Ka qenë kërkesë e kryeministrit Rama që të hartohej një plan për dezinfektimin. Japim siguri për qytetarët dhe operatorët turistikë, që këtë vit do ketë dezinfektim para dhe gjatë sezonit veror. Janë zgjedhur disa zona të caktuara, ndërsa ndërhyrja do bëhet si nga toka dhe nga ajri”, tha ministri. Kryesisht, më të rrezikshme si vatra mushkonjash janë zonat lagunore, ligatinat etj, që në regjimin diktatorial spërkateshin rregullisht me avionë. Duhet thënë se ministra shëndetësie në të kaluarën kanë pretenduar se është kryer ndonjë spërkatje e pjesshme, por mesa duket për Beqajn nuk është kështu.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.