Mbyllet memoriali i UÇK-së në Skënderaj, investitorët amerikanë: Qeveria, asnjë mirëmbajtje

Investitorët amerikanë kanë mbyllur përkohësisht Memorialin e UÇK-së në Marinë të Skenderajt, në të cilin në një pllakë të mermertë janë skalitur emrat e mbi 2 mijë dëshmorëve të luftës së UÇK-së nga gjithë Kosova.
Benito Mares, ideator dhe sponsor kryesor për ngritjen e këtij Memoriali, por që ishte mbështetur ndërkohë edhe nga donatorë tjerë amerikanë, me rastin e mbylljes se këtij memoriali, pllakën e mermertë e ka mbuluar me pllaka llamarine të përforcuara me gozhda, duke i mbuluar kështu mbi 2 mijë emrat e dëshmorëve të skalitur në mermer, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Skenderaj.
Në njoftimin me shkrim të vendosur në hyrje të kompleksit, vendimin për mbylljen e Memorialit në Marinë, donatorët amerikanë e kanë marrë në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka kryer obligimin e vet, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen, etj, karshi memorialit dhe këtë mospërfillje e kanë kualifikuar si “të turpshëm”.
a.k
Add new comment