Edhe 16 deputetë në pritje për legalizim pronash tek ALUIZNI. Lista me emra “të majtë e të djathtë”

Postuar në 08 Prill, 2014 02:51

Ashtu si qytetarët e thjeshtë, edhe 16 deputetë kanë depozituar dosjet e tyre pranë ALUIZNI dhe presin dokumentin që do t’i bëjë ata pronarë të tokave apo ndërtesave. Gazeta Shqiptare ka numëruar gjithë emrat në portalin online të ALUIZNI-t, dhe ka rezultuar shifra e mësipërme e deputetëve, të majtë e e të djathtë. Tom Doshi pret legalizimin e një prone në Shkodër, Paulin Sterkaj është në pritje të përgjigjes për një pronë të tij në Tiranë. Ndërsa kolegu i tyre Dashamir Peza pret legalizim për pronën e tij, pikërisht në Pezë. Nga LSI në radhën e pritjes për legalizime janë deputeti i Durrësit, Bujar Derveni për një pronë të tij në Krujë, deputeti tjetër Robert Bitri për një pronë që e ka në Tiranë, në njësinë nr.8. Tashmë i rreshtuar si deputet i LSI-së është edhe Gjovalin Kadeli, i cili ka dosjen e tij në pritje për legalizim për pronën e tij në Lezhë. Ndërsa nga deputetët e PD-së janë në këtë listë deputetët Halim Kosova, për një pronë të tij në Tiranë, pikërisht në njësinë nr.5, bëhet fjalë për ndërtesa të para viteve 1993. Ish-ministri i Brendshëm, deputeti i PD-së, Flamur Noka është gjithashtu në këtë listë pritjeje për legalizim të pronës në Kamëz të Tiranës. Edmond Spaho është deputeti tjetër i PD-së, që ka depozituar dosjen e tij në strukturat e ALUIZNI-t, për pronën e tij në Tiranë.

 

Lexoni listën në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/dosjet-e-aluizni-t-ja-16-deputetet-qe-presin-legalizimin-e-pronave-181773.html

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.