Marko Dajti për gazetën Sot: Po, shtatoren e Zogut tentuam ta hedhim ne. Të ngarkuarit me rrëzimin, i përjashtuam nga partia se dështuan!

Gazeta Sot ka zbardhur “historinë” e incidentit me monumentin e Ahmet Zogut. Kanë qenë grupet komuniste ato kanë tentuar të rrëzojnë në mesnatë shtatoren në fjalë, pikërisht në ditën e 75 vjetorit të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Të kontaktuar nga gazeta, krerët e grupeve komuniste në Shqipëri kanë konfirmuar përgjegjësinë për tentativën për rrëzimin e bustit të Zogut, madje ata paralajmërojnë se tani do ta rrëzojnë bustin e Zogut ditën për diell. Kryetari i Partisë së Punës të Riorganizuar, Marko Dajti, ka deklaruar se “tre persona janë ngarkuar me detyrën e rrëzimit të bustit të tradhtarit Ahmet Zogu”. Po në këtë kuadër, Partia e Punës së Riorganizuar ka mbledhur mbrëmë urgjentisht Byronë Politike, ku ka përjashtuar nga partia tre personat në fjalë, me motivacionin e dështimit në detyrat që u ka ngarkuar partia. Po ashtu, kryekomunisti ka deklaruar se shtatorja e Ahmet Zogut nuk ka vend në Tiranë. “Bustin e Zogut duhet ta kishim rrëzuar me kohë, pasi nuk ka vend në Tiranë. Zogu ia mbathi në 7 Prill, tradhtoi atdheun dhe mori floririn, ndaj busti i një tradhtari nuk mund të ngrihet në asnjë vend të Republikës së Shqipërisë. Ne komunistët kemi aq burrëri për ta hequr edhe ditën për diell. Nëse qeveria dhe historianët nuk marrin masa për vlerësimin e Enver Hoxhës dhe demaskimin e tradhtarëve, ne do ta rrëzojmë bustin e Zogut”, tha Dajti.
Lexoni më tej në linkun: http://www.sot.com.al/politike/grupet-komuniste-tentojn%C3%A...
a.k
Comments
Zogu ka vend ne historin
<p>Zogu ka vend ne historin shqiptare vetem ne pjesen ku shkruhet per tradhtin kombtare.Njeriu qe e shpalli veten mbret ,dhe vrau shume fytyra kombtare jo qe shtatorja e tij nuk duhet te vendosen ne tiran ama askund ne trojet shqiptare.Njeriu i cili nji darke, ne austri e paguante sa buxheti vjetore shkollor ne shqipri.Bustin, ndoshta mund te vendoset ne shtepin e Sali Berishes se, te dy erdhen ne fron me ndihmen e Serbeve.</p><p>Busti ne sarajet e Berishes dhe te palokes mund te qendroje nji kohe te shkurte se ato saraje nuk jane perfituar me djerse dhe gjakun e tyre por djersen dhe gjakun e shqiptare andaj ato saraje, ditet i kan te numruara sikurse partia komuniste.</p>
Add new comment