E ëma e Edlira Dobrushit intervistë te “Panorama”: Bashkimi po aq fajtor sa Edlira

“Panorama” i ka marrë sot një intervistë Atlije Çopës, të ëmës së Edlira Dobrushit që vrau tre vajzat e saj në Leko të Italisë. Znj. Çopa ka hedhur poshtë ato që ka thënë një ditë më parë, i ati i vajzave, Bashkimi, duke shtuar se njerëzit e këtij të fundit nuk e kanë pranuar në varrim, pasi sipas tyre ka folur keq në media. Sipas znj. Çopa, Bashkim Dobrusha kishte ardhur në Shqipëri për t’u fejuar dhe jo për gjë tjetër. “Nuk kishte ardhur për të takuar nënën se Edlira më tha që ishte nisur apostafat për t’u fejuar me një vajzë të re, rreth të 25-ave”, ka thënë Çopa, duke shtuar se “për mua Bashkimi është po aq fajtor për ngjarjen. Prej tij Edlira arriti në këtë pikë fatale, që bëri atë që nuk e ka bërë asnjë nënën në botë, cilatdo qofshin rrethanat”.
s.z
Add new comment