“Revolucioni” i Ushtrisë së Kuqe

Postuar në 09 Prill, 2014 08:25

Bashkimi Sovjetik ka qenë i njohur për shumë gjëra, por ushtria ishte në pararojë të simboleve të tij. Dhe kori i Ushtrisë së Kuqe padyshim që ishte krenaria, zëri i fitoreve dhe vokali i lavdisë. Por tashmë, ky kor, ka bërë revolucionin e vet, teksa krahas këngëve që janë të njohura si zhanër i tij, performon edhe këngë si “Sex Bomb” të Tom Jones, “Let my people go” të Louis Armstrong, “Show must go” nga Freddie Mercury, apo edhe “Skyfall” të Adele. Natyrisht kori sot quhet “Kori i Ushtrisë ruse”, që duket se ruan përkushtimin ndaj muzikës, ndoshta njësoj si edhe ndaj gatishmërisë për luftë, për të cilën ka tërhequr vëmendjen e botës sot në Ukrainë.

http://www.youtube.com/watch?v=bquVRnGaFHQ

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.