Kompetencat e Presidentit, reagon Kodheli: “Projekligji i ri për FA-të lartëson figurën e Presidentit”

Postuar në 09 Prill, 2014 09:46

"Ka një draft krejt paraprak. Kjo gjë diskutohet se është një proces. Ky material është çuar për t'u diskutuar me institucionet, të cilat ky draft prek. Ministria e Financave, ajo e Brendshmë, Ministria e Drejtësisë, institucionet e Shërbimeve të Inteligjencës, Parlamenti, Presidenti, pra të gjitha institucionet që preken nga ky draft, janë të njohura me projektin që ne kemi bërë. Ky projektligj nuk cenon të drejtat e Presidentit të Republikës.Jam këtu për të siguruar publikun dhe institucionin e Presidentit që në asnjë gërmë të projektligjit, i cili do të ristrukturohet në frymën e të gjithë reformave dhe gjithë ristrukturimi, që i duhet bërë bazës ligjore, mbi të cilin mbështetet veprimtaria e Forcave të Armatosura, e Ministrisë së Mbrojtjes, ekzekutivit dhe institucionit të Presidentit, nuk ka të shkruajtur ndonjë një cënim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës”,- kështu është shprehur sot ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke reaguar ndaj shqetësimeve të Presidentrit Bujar Nishani për projktligjin e ri për Forcat e Armatosura. Kodheli nuk ka cekur në prononcimin e saj asnjë element konkret në të cilin është përqendruar debati aktual për këtë çështje. Kjo pasi presidenti ka deklaruar se prekte zinxhiri komandues, apo edhe gjëra të tjera, të cilat janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga mediat. Nga ana tjetër, mninistrja ka shtuar edhe diçka që duket se përcjell një mesazh për kreun e shtetit.   “Jemi më shumë se kurrë të vendosur të respektojmë kushtetueshmërinë e çdo ligji që ne do të kalojmë në Parlamentin shqiptar, të respektojmë institucionet e pavarura dhe me këtë projekt ne do ta shtyjmë akoma më tej këtë proces, do ta lartësojnë figurën e Presidentit, duke e fokusuar detyrimin e tij kushtetues, vetëm në ato të drejta dhe detyrime që Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës", ka thënë ajo.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=275876

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.