Debate dhe akuza në Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici. Erzen Breçani: “Më shkarkuan për shkak të origjinës dhe debateve me ministrin”

Sot ka vijuar punën e vet Komisioni Hetimor Parlamentar për lëvizjet në polici. Drejtues aktualë, ose edhe ish-drejtues të Policisë kanë folur para komisionit, në një mbledhje të shoqëriar me debate dhe ndërhyrje të shumta të deputetëve të të dja palëve. Kështu ish-shefi i Krimit Ekonomik ka folur për çështjen e arresrtimit të babait të Saimir Tahirit dhe pasojat e këtij akti. “Për operacionin ku u arrestua babai i ministrit aktual janë liruar katër persona,ndërsa janë transferuar në detyra të tjerë efektive të tjerë të njësisë së antikrimit ekonomik që drejtoja unë. Pra në total 8 efektive të njësisë ku unë punoja kanë pësuar lirime dhe transferime si rezultat i arrestimit të ligjshëm të babait të ministrit aktual, për kontrabande ilaçesh”- është shprehur Arjan Hoxha. Lidhur me këtë rast deputeti Taulant Balla ka akuzuar Hoxhën për falsifikim të listës së notave duke vijuar me një pyetje kompromentuese, nëse ai gjatë muajit mars, disa ditë para se të arrestohej babai I ministrit actual të Brendshëm, është takuar me Flamur Nokën dhe Agron Kuliçin. Seancës nuk I kanë munguar edhe pyetjet e formës së autointervistës, kur p.sh ish-ministri I Brendshëm Flamur Noka pyeti ish-kryekomisarin, në gradë, Erzen Breçani nëse ai ishte larguar nga detyra pas një debati me ministrin Saimir Tahiri. Përgjigja e Breçanit: “Kam 18 certifikata policore të trajnimit, si brenda vendit dhe jashtë vendit. Jam liruar për shkak të origjinës sime dhe debateve me ministrin aktual Saimir Tahiri dhe një telefonate me kryeministrin e vendit”. Kjo ka qenë fryma e raportimeve qoftë edhe dje me nëndrejtorin e Policisë, Sokol Bizhga, i pyetur gjatë nga deputetët demokratë për çështjen e hetimit të “Grupit të Tritolit”.
Më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/komisioni-hetimor-balla-...
s.z
Comments
Thirrja e Brecanit shkruar

Thirrja e Brecanit shkruar ne facebook-un e tij, per t'u ngritur kunder qeverise dhe rendit kushtetues, eshte e denueshme nga Kushtetuta e RSH, dhe Kodi Penal.Kjo gje eshte e denueshme ndaj kujtdo shtetas qe ta beje, aq me teper nje oficer i larte i policise te shtetit. Kjo gje eshte e denueshme ne çdo shtet te botes.

Si mund te ishte denuar Breçani po te kishte qene oficer policie ne disa vende te botes dhe do te bente atje ate qe beri ne Shqiperi:

-Ne SHBA, Angli, France, Gjermani, Itali, etj. me 20 vjet burg.

-Ne Kine, Russi, Kore, - me varje ne litar.

Ne Shqiperi, e lirojne nga detyra per shkurtim te vendit te punes. Breçani fiton gjyqin. -Te kthehet ne vendin e punes dhe t'i paguhet rroga e mbajtur.

Shtet leshi, institucione leshi, Ministri e Brendeshme leshi, Minister leshi, Ministri e Drejtesise leshi, Parti Socialiste leshi.

Add new comment